Jemi rikthyer në vitin 2010; Këta gjerdanë të mëdhenj janë përsëri në modë

S’e dimë ç’ndodhi, por është sërish viti 2010 dhe varëset e mëdha janë në modë po aq shumë sa dikur! Ju kujtohet kur çdo këmishë a fustan e shoqëronim patjetër me varëset gjigante me forma dhe ngjyra të ndryshme?

3

Pas një pushimi të gjatë për më shumë se 1 dekadë, varëset fine, elegante dhe minimaliste do të zëvendësohen sërish nga sharmi dhe ekstravaganca e varëseve të mëdha.

2

Eshtë aksesori i vetëm që do t’ju duhet t’i shtoni veshjes suaj, sado e thjeshtë të jetë ajo. Ju kujtohet si i kombinonin dikur vajzat e Gossip Girls, Samantha Jones, Diana Trout, etj?

1

Ndoshta i kishit harruar deri këtë verë, që i riktheu fuqishëm për të qëndruar gjatë. Tani e dini: varësja e radhës duhet të jetë thjesht ekstra me plot kuptimin e fjalës.

BURIMI/ PSIKOLOGJIA

Jemi rikthyer në vitin 2010; Këta gjerdanë të mëdhenj janë përsëri në modë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook