Jo vetëm “muratori” Gati, një tjetër futbollist i Serisë B, debutoi sot me kombëtaren e Italisë, ai ishte mesfushori i Spalit, Salvatore Espozito. Në prononcimin për “Rai Sport”, pas duelit ndaj Anglisë, që përfundoi në barazim pa gola, mesfushori 21-vjeçar, foli për ndjenjën e jashtëzakonshme, teksa u shpreh:
“Çfarë emocioni të veshësh fanellën e Kombëtares, është fantastike, ndjeva diçka të pabesueshme, është ëndrra e çdo fëmije. Ne patëm fatin, unë dhe vëllezërit e mi që ishim të vegjël të kishim një kënd lojërash pranë shtëpisë dhe kjo na ndihmoi shumë.
Ky është një grup fantastik, por jo vetëm në fushë, sepse unë jam i fundit që mund të gjykoj një lojtar. Ata na pritën mirë, janë njerëz të përulur, ka një harmoni fantastike. Mendoj se jam një djalë modest me kokën mbi supe”, u shpreh Espozito.
Arena e Lajmit
Loading…