“Na duhet shumica absolute”, Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

Whatsapp Image 2022 07 13 At 8.00.43 Pm (1)

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj shprehu domosdoshmërinë për të siguruar shumicën ne Keshillin Bashkiak, si garanci për të ecur përpara dhe për të marrë vendime të rëndësishme per qytetin dhe qytetaret. Nga Njësia 11 në kryeqytet, ku ndoqi prezantimin e platformave të kandidatëve në garë për kryetarët e rinj te PS në çdo njësi, Veliaj i krahasoi partitë e vogla me “shushunjat”.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi një shumicë të plotë. Pse? E keni parë me çfarë krenarie përfaqëson Edi Rama Shqipërinë? Ate siguri ia jep mbështetja e shumicës së popullit. E keni parë që nuk ka të njëjtën siguri dikush që përfaqëson Maqedoninë e Veriut ose Bullgarinë? Secili prej tyre përfaqësohet nga një e treta e popullit dhe nuk merr dot vendime, qoftë edhe për veton për hyrjen në BE te Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperise. Ndërkohë, Edi Rama ka fuqinë e shumicës së këtij vendi, që i jep autoritet, i jep kurajo, që i jep besim të flasë në emrin tonë dhe të marrë vendime të rëndësishme. Ndaj, na duhet shumica edhe ne Keshill sepse është garancia për të ecur përpara, për të marrë vendime të rëndësishme. Një popull i fragmentuar, një Parlament copë e çikë, partiçkat e vogla që të ngulen si shushunja në lëkurë, nuk ta japin dot këtë mundësi”, theksoi ai.

Kryetari i Bashkisë deklaroi se sigurimi në zgjedhje i një shumice absolute mundëson marrjen e vendimeve të shpejta. “Na duhet shumica per te qene me te shpejte kur vendosim per aktin normativ qe subvencionon energjinë, për kompensimet e tërmetit apo për të blerë vaksinën në mënyrë urgjente për 24 orë. Flamuri i fitores i Partisë Socialiste është fakti se i japim zgjidhje halleve qe kane qytetaret”, u shpreh Veliaj.

Nisur nga protesta e opozitës, Veliaj theksoi se Berisha kur kishte pushtetin krijoi firmat piramidale dhe vuri shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Kryetari i PS për Tiranën deklaroi se sfida e mazhorancës është me veten e saj, për të bërë më shumë punë. “Çfarë beri ky qe kerkon protesta sot? Ky i 96-ës, i 97-ës, i 98-ës, që i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin, veriun me jugun, të krishterët me myslimanët, firmat piramidale, që i quante Zvicra shqiptare, Lanën e zaptuar. Këta e kishin Tiranën dhe nuk bënë një shkollë. Sot kemi 40 shkolla te reja. Shikoni partine tjetër: hap qepenin, mbyll qepenin, njëherë burri, njëherë gruaja. Keta nuk janë kundërshtarët tanë, ne jemi kundërshtarët e vetes sonë sepse duhet të mundim veten tonë, te bejme me mire seç kemi bere. Nëse bëmë 40 shkolla, tani do bejme edhe më shumë. Nëse bëmë kaq shumë hapësira publike, më shumë do bëjmë tani. Nëse ndihmuam kaq shumë njerëz në kohë betejash, me shume do te bëjmë në kohë paqeje, kur punët i kemi mirë”, tha Veliaj.

Teksa renditi listën e gjatë të investimeve të realizuara në Njësinë 11 dhe ndihmën në rastin e tërmetit apo të pandemisë, Veliaj u shpreh se e majta dallon nga e djathta pikërisht nga vëmendja që i kushton shtresave në nevojë.

“Na duhet shumica absolute”, Veliaj: Ky që flet për protesta, në ’97 i vuri shqiptarët të vriten me njëri-tjetrin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook