Nga Shkriniar te Sensi, zikaltërit e Interit kanë një thesar 140 milionë euro

Edhe pse Interi e di shumë mirë se duhet të kujdeset për bilancin, nuk kanë munguar planet për të ndërhyrë në merkato. Drejtuesit kanë pikasur pesha të rënda, të cilët edhe pse mund të mbërrijnë me parametër zero, duhet të kënaqen me rroga të larta.

INTER

Objektiva si Lukaku e Dibala, plus Mikhitarianin e Asllanin, pa lënë mënjanë përforcimet në krahë dhe në mbrojtje, janë një harxhim i madh, shtuar këtu faktin që Interi duhet ta mbyllë këtë merkato me një plusvalencë prej 80 milionë eurosh mes shitjeve dhe blerjeve. Por situata në kampin zikaltër është e qetë, e gjitha falë xhevahirëve që kanë në skuadër të cilët i kanë siguruar kryesisë një thesar prej 140 milionë eurosh. Por ku po i mban Interi shpresat për financat e tij?

MBROJTËSIT – I pari është Milan Shkriniar që është një nga objektivat kryesorë të PSG-së. Francezët janë gati të shpenzojnë 50 milionë euro për të, por zikaltrit kërkojnë 70 milionë, një shifër që nëse mbërrin, në arkat e milanezëve do të shkojnë 60 milionë të tilla, pasi 15% e kartonit do të shkojë për Sampdorian, ish-klubin e sllovakut.

Një mbrojtës që bën edhe mesfushorin e krahut të djathtë si Denzel Dumfris është një nga më të shtrenjtët e formacionit të Inzagit. Për holandezin që vlerësohet 40 milionë euro, nuk janë të paktë adhuruesit dhe Marota është gati të heqë dorë prej tij, duke e çuar në 100 milionë shumën e përfituar nga shitja e mundshme e tij dhe Shkriniarit.

lojtaret qe mund te largohen

REZERVAT – Jo vetëmmbrojtësit, por Interi mund të mbështetet edhe te alternativat për të mbushur llogaritë. Andrea Pinamonti dhe Stefano Sensi mund t’i sjellin Interit 30 milionëeuro, të cilave nëse u shtohenedhe 10 milionë eurot e Lazarosdhe Pirolës, e dërgojnë vlerën etyre në 30 milionë. Në total njëthesar prej 130 milionë euroshnë shtëpinë e Interit, të cilinMarota dhe drejtuesit do të dinëta përdorin me zgjuarsi.

Arena e Lajmit


Loading…

Nga Shkriniar te Sensi, zikaltërit e Interit kanë një thesar 140 milionë euro

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook