Anglia dhe Italia kanë ndarë pikët në një barazim në stadiumin e Ullvërhempton, ku dy skuadrat kanë dhuruar një lojë të mirë, por pa ia dalë të tundin rrjetën. Një ndeshje e veçantë pasi viheshin përballë finalistët e Europianit të kaluar, me italianët të cilët paraqiteshin me ata që cilësohen si “brezi i të ardhmes” së saj, pa shumë prej yjeve.
Të dy skuadrat krijuan raste që në fillimin e sfidës, me anglezët që goditën traversën me Maunt, ndërsa italianët detyruan disa herë portierin Ramsdelj që të bënte mrekulli për të evituar gola të italianëve.
Anglezët dominuan pjesën e dytë sa i përket kontrollit të lojës, por me prapavijën italiane që nuk la hapësira, nuk ia dolën të rrezikonin para Donarumës, Ndaj sfida u mbyll me barazimin 0-0 që mban italianët në vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve, me anglezët në të fundit.
ANGLI-ITALI 0-0
NGJARJET KRYESORE
69’ I sapofuturi Njonto në radhët e Italisë vë menjëherë në rrezik portën angleze me një kthesë të shpejtë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme.
52’ Harkim perfekt i Xhejms nga e djathta në shtyllën e dytë për Sterling i cili nga pak hapa larg portës fluturon sferën mbi traversë.
45’ Gjuajtje fluturimthi e Lokatelit, Ramsdelj kontrollon në pozicion.
44’ Pelegrini sheh Pesinën i cili gjen hapësirën në qendër për të gjuajtur, Ramsdejl devijon mbi traversë.
39’ Maunt ia del që të krijojë hapësirë dhe të gjuajë nga e majta e zonës, por çon topin në mesin e portës ku Donaruma është në pozicion.
25’ Aksion i jashtëzakonshëm i Italisë, Tonali shfaqet para portës dhe gjuan i sigurt, por Ramsdejl bën mrekullinë dhe e ndal me një devijim me këmbë.
17’ Deklan Rajs provon me një gjuajtje të fortë fluturimthi pas një goditje këndi, topi kalon mbi traversë.
9’ Sulm i rrufeshëm i Anglisë me Sterling i cili gjen Maunt, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga traversa e portës së Donaruma.
4’ Fillim i vrullshëm pasi tani është Anglia që i afrohet golit pas një gabimi në largim të Donarumës. Abraham nuk gjen katërkëndorin nga pak hapa larg portës.
2′ Fratesi shfaqet para portës angleze dhe gjuan, por nuk gjen kuadratin.
1′ Nis dueli në Ullvërhempton.
FORMACIONET ZYRTARE
Anglia: Ramsdejl, Xhejms, Meguajër, Tomori, Tripier, Uard-Praus, Rajs, maunt, Sterling, Grilish, Abraham.
Trajner: G. Sauthgejt
Italia: Donaruma, Dimarko, Açerbi, Gati, Di Lorenco, Fratesi, Lokateli, Tonali, pesina, Pelegrini, Skamaka.
Trajner: R. Mançini
Loading…