“Vjedhja është haram”, hoxha i xhamisë së grabitur 3 herë në Podgorie kërkon ndihmën e policisë për kapjen e autorëve

Whatsapp Image 2022 08 15 At 2.00.47 Pm

Një xhami në fshatin Podgorie të Maliqit ka rënë pre e grabitjes ditën e djeshme.

Arka në të cilën mbaheshin të hollat që hidhnin besimtarët është hapur nga hajdutet duke marrë gjithçka kishte brenda.
Sipas hoxhës i cili konstatoi i pari ngjarjen autorët kanë hyrë nga dritarja e xhamisë.

Arka, e cila nuk ishte hapur që nga muaji i madhërishëm i ramazanit sipas hoxhës mbante brenda rreth 200 mijë lek te vjetra por ajo që kërkon hoxha pas gjithë kësaj është kapja dhe vënia përpara përgjegjësive autorët pasi kjo xhami është vjedhur 3 herë.

Objektet e kultit në juglindje të vendit shpesh herë kanë rënë pre e vjedhjes, ndërsa shumica e ngjarjeve kanë mbetur pa autorë.

“Vjedhja është haram”, hoxha i xhamisë së grabitur 3 herë në Podgorie kërkon ndihmën e policisë për kapjen e autorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook