Vllaznia plotëson qendrën e mesfushës për sezonin e ri. Pas firmës së Lorik Boshnjakut, i cili zëvendëson Ardit Krymin, sot klubi ka mbyllur një rinovim shumë të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për kuksianin Fjoart Jonuzi, cili ka vendosur përfundimisht të ardhmen.
“Po, kam rënë dakord për të rinovuar kontratën me Vllazninë edhe një vit”, ka konfirmuar vetë lojtari në një prononcim për “Panorama Sport”.
Ky do të jetë sezoni i tretë radhazi që Jonuzi do të luajë për Vllazninë.
Josa kërkonte ta mbante në skuadër me patjetër për të mos prishur boshtin, edhe pse mesfushori kishte një ofertë joshëse edhe nga Partizani.
ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit
Loading…