Fluks në pikat e kalimit kufitar, ja sa hyrje dhe dalje u regjistruan në Kapshticë dhe Qafë Thanë në 24 orët e fundit

800 450 Kapshtice 1 2 770x374 1

Një fluks i emigrantëve që kthehen në atdhe për pushime është regjistruar gjatë javës së fundit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, por edhe në portin e Durrësit ku mijëra bashkatdhetar janë kthyer në Shqipëri.

Sa i përket 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3535 shtetas dhe 1186 mjete.

Gjithashtu bilanci në dalje është i lartë, pasi janë larguar drejt Greqisë 5573 shtetas dhe 2032 mjete, kryesisht emigrantë që pas pushimeve kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Ndërkohë në “Qafë Thanë” kanë hyrë 3809 shtetas dhe 1830 mjete. Gjithashtu kanë dalë 3328 shtetas dhe 1575 mjete.

Fluks në pikat e kalimit kufitar, ja sa hyrje dhe dalje u regjistruan në Kapshticë dhe Qafë Thanë në 24 orët e fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook