Incidenti gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, dikush sulmon Princi Andrew: Je një plak i sëmurë

Princi Andrew ishte objektivi i një personi të pranishëm që e sulmoi gjatë procesionit funeral të Mbretëreshës Elizabeth, duke marrë disa ofendime të këqija përpara se policia të ndërhynte. Ai filloi duke bërtitur: “Andrew, ti je një plak i sëmurë!”

Kortezhi i funeralit të Mbretëreshës kaloi nëpër rrugët e Edinburgut të hënën, ndërsa Andrew ishte mes burrave që ecte pas arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth.

Përfundimisht, policia e kapi 22-vjeçarin … ai thuhet se është arrestuar për prishje qetësie. 

Siç e dini, ka pasur shumë drama rreth Princit Andrew.

Ai u përballë me një padi në shkurt pasi një grua e quajtur Virginia Giuffre pretendoi se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të 3 herë kur ajo ishte ende e mitur, diçka që ai e mohoi kategorikisht.

Princi gjithashtu besohej se kishte lidhje me trafikanten e dënuar Ghislaine Maxwell dhe bashkëpunëtorin e saj Jeffrey Epstein.

Arrestimi i sotëm erdhi teksa arkivoli i mbretëreshës po dërgohej nga Holyroodhouse në katedrale, ku do të prehet deri nesër. Njerëzit mund ta shohin arkivolin deri rreth orës 17:00 të së martës, kur ai niset për në Aeroportin e Edinburgut dhe fluturon për në Londër.

Nga e mërkura, do të ketë katër ditë qëndrimi në Westminster Hall përpara funeralit të hënën. 

Incidenti gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth, dikush sulmon Princi Andrew: Je një plak i sëmurë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook