Mbajtja e sendeve të ish-të dashurit mund të jetë fitimprurëse, veçanërisht nëse ai bëhet njeriu më i pasur në botë.
Vajza e kolegjit dhe ish e dashura e Elon Musk ka vendosur të nxjerrë në ankand një seri fotosh dhe kujtimesh nga marrëdhënia e saj me shefin e Teslës. Këtë e raporton CNN.
Jennifer Gwynne u takua dhe filloi të takohej me miliarderin në vitin 1994, kur të dy punonin si konsulente në një konvikt kolegji. Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Pensilvanisë, Musk filloi doktoraturën në Stanford, por më pas vendosi të braktisë studimet për të nisur startup-in e tij të parë, Zip2.
Kujtimet do të nxirren nga një shtëpi ankandi në Boston dhe përbëhen nga 18 foto që tregojnë një Musk të buzëqeshur, shumë i ri, të ulur në divan me të dashurën e tij ose në një festë në kampus. Për momentin, artikulli me çmimin më të lartë fillestar është një kartolinë e nënshkruar për ditëlindje, e ndjekur nga një gjerdan që i është dhënë Gwynne për ditëlindjen e saj.
Musk ka bërë një rrugë të gjatë që atëherë dhe jo vetëm profesionalisht, por ai ka pasur dhe një jetë private shumë të ngjeshur. Musk u martua, më shumë se një herë, pati dhjetë fëmijë, shtatë nga gruaja e tij e parë Justine Wilson, një prej të cilëve vdiq menjëherë pas lindjes dhe dy nga këngëtarja Grimes dhe dy të fundit nëntorin e kaluar me një drejtuese të një prej kompanive të tij Neuralink.
Arena e Lajmit