“Keqardhje për SPAK”, Balla i ashpër me kreun e PD: Sot djalli ngriti përsëri kokë, drejtësia s’po bën detyrën! Kuvendi ka dështuar në…

Balla1

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla u treguar i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend. Balla nuk i ka kursyer kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha.

“Non-grata i mori emër për emër të gjithë drejtuesit të institucioneve të drejtësisë duke përjashtuar vetëm zotin Kraja”, tha ai.

Balla u shpreh se drejtësia nuk po bën punën e saj, ndërsa referuar kreut të PD Sali Berisha, Balla theksoi se kreu i PD-së guxoi të shkonte deri në atë pikë sa të sulmonte Biblën.

Ai madje e ka shpenzuar kohën për fjalën e tij në Kuvend për të bërë ironi me deputetin demokrat Gazmend Bardhi dhe ish-kryeministrin Berisha.

Balla ironizoi Berishën duke e cilësuar si Djalli, për të cilin kërkoi që SPAK të hetojë dhe ta vendosë përpara drejtësisë, ndërsa i përmendi kompleksin “Partizani” si një skandal të tjetërsimit të pronave dhe korrupsionit.

FJALA E BALLES:

“Seanca e sotme është ndër ato që në kalendarin e punimeve një vjeçare është ndër më të rëndësishme. Në shumë vende momenti i raportimit të institucioneve të drejtësisë është solemn dhe diskutimet kanë peshë dhe duhet të orientohen nga nevoja e respektit të pavarësisë. Sot Kuvendi ka dështuar në respektim e parimit të ndarjes së pushteteve në një republikë parlamentare. Keqardhje që sot të identifikojë një anatemin brutal të drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë . Djalli guxoi të shkonte deri në atë pikë sa të sulmonte Biblën, non-grata i mori emër për emër të gjithë drejtuesit të institucioneve të drejtësisë duke përjashtuar vetëm zotin Kraja…Sot djalli ngriti përsëri kokë sa kohë që drejtësia nuk po bën detyrën e vet. Mori emër për emër ata, familjarët e tyre, njësoj sot dhe 30 vite me radhe. Keqardhje për Kuvendin e Shqipërisë që djalli përsëri ngriti krye keqardhje edhe për prokurorinë speciale anti-korrupuison. Sa kohë që djalli ka në institucionin tuaj dosje më shumë se janë faqe dhe libra  të shenjtë.

Keqardhje e madhe edhe për SPAK, ku ditën për diell firmoseshin letrat. Ku ministrat raportonin te i biri i Djallit, se Djalli erdhi sot dhe i bëri gjyqin drejtësisë në emër të librave të drejtësisë. Turp i madh! Në fakt s’është turp për ne se ne mazhoranca e kemi bërë të qartë qëndrimin  kur drejtësia ngre akuzë ndaj një përfaqësuesi të PS. Ne s’do të jemi e s‘kemi qenë zyrë avokatie për ndonjë përfaqësues tonin. Viti 2021 është viti i parë kur në Shqipëri janë marrë masa, janë dënuar ministra të mazhorancës në pushtet. Ky është rezultati i vërtetë, dështimi i SPAK është që djalli e merr nëpër gojë. Luftoi Gaz Bardhi sot që djalli modeoms të merrte fjalën që të shante Lul Bashën. Me përpjekjen më të paepur të Gazit, Saliu mori fjalën dhe foli për pallatin e Lulit. Unë mendoj se kushdo, edhe nga partia ime që dëmshpërblen pallatin e Lul Bashës duhet të shkojë para drejtësisë. Që s’ka ndodhur por ishte tymnajë e djallit për zjarrin që po djeg Partinë Demokratike.

Për hartën e re të gjyqësorit, po kështu funksionon dhe sot prokurori i Apelit të Tiranës i hipën makinës dhe vete në Korçë për të bërë një gjyq. Po të ishte në Tiranë do bënte 10, në Korçë bën dy. Se kuptoj pse akuzoni KLGJ dhe KLP, se këtë miell kanë dhe këtë bukë bëjnë, se e dimë të gjithë krizën e numrave në sistem. Djalli ka hallin se hoqëm nga drejtësia, ne do e heqim dhe nga Parlamenti, për pak ditë, për pak muaj. Ky njeri është non-grata dhe për të ka prova nga SHBA, por SPAK kërkon më prova për djallin. Unë kam çuar prova përditë, edhe për kompleksin “Partizani”. Jo të vijë dita që djalli ta shohë veten në pasqyrë si me qenë Jezusi. Djalli është djall dhe turpi më i madh që ka politika shqiptare në 30 vite. Partia Demokratike që u ngrit për të bërë Shqipërinë si e gjithë Europa sot ka simbolin më të pështirë dhe drejtësia ka për detyrë të pastrojë politikën nga djalli dhe ta largojë dhe nga kjo strehë e fundit që ka djalli. Ne javën tjetër fillojmë negociatat për anëtarësim, juve ju rroftë lufta e madhe që bëri Gazi sot për të marrë fjalën Djalli dhe për të sharë Lulzim Bashën.

Arena e Lajmit

“Keqardhje për SPAK”, Balla i ashpër me kreun e PD: Sot djalli ngriti përsëri kokë, drejtësia s’po bën detyrën! Kuvendi ka dështuar në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook