Kura e Rigonit – Si ta Përdorni Kundër Infeksioneve dhe Problemeve me Fytin

Në përgjithësi, kurat natyrale kundër gripit dhe të ftohurës kanë limonin dhe xhenxhefilin si përbërës kryesorë.

Megjithatë, këto dy probleme mund të trajtohen edhe me përbërës të tjerë të cilët janë shumë efikasë kundër infeksioneve të ndryshme.

I tillë është rasti i erëzave dhe barishteve ku bën pjesë edhe rigoni.

Rigoni është shumë i pasur në antioksidantë dhe elementë kundër baktereve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai përmban fibër, hekur, mangan, vitamin E, hekur, kalçium, acide yndyrore omega-3 dhe mangan të cilët forcojnë imunitetin.

Kjo bimë përdoret kundër azmës, bronshitit, urthit, fryrjeve, dhimbjeve të kokës, lodhjes, dhimbjeve muskulare, të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.

Studimet kanë zbuluar se kjo bimë ka 42 herë më shumë antioksidantë se mollët.

Rigoni është ndër erëzat më të përdorura dhe më të përhapura në Shqipëri.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët në çajin e rigonit ulin kolesterolin dhe luftojnë tumorin e zorrës së trashë.

4 deri në 6 lugë çaji me rigon të freskët ose të thatë

2 gota e gjysmë me ujë.

1 lugë gjelle me mjaltë

Ziejeni ujin në një çajnik.

Pasi të ketë marrë valë hidhni në të rigonin.

Lëreni të ziejë në një temperaturë mesatarë për 10 minuta.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pakulluar për 5 minuta.

Më pas kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni të ngrohtë.

Çajin e rigonit mund ta pini edhe pas një vakti të rëndë për të përmirësuar tretjen, larguar gazrat dhe parandaluar konstipacionin.

Nëse vuani nga sinoziti, ju mund të bëni avull në ujë të nxehtë ku keni hedhur disa pika nga vajrat esencialë të rigonit dhe eukaliptit.

Këto vajra ju ndihmojnë të hapni rrugët e bllokuara të frymëmarrjes.

Çdo problem shëndetësor që mund të keni kërkon një organizëm të hidratuar, gjumë të mirë dhe ushqime të shëndetshme. /AgroWeb.org

Kura e Rigonit – Si ta Përdorni Kundër Infeksioneve dhe Problemeve me Fytin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook