Protesta e Avokatëve, Presidenti Meta i del në mbrojtje: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre, qytetarët e duan drejtësinë pranë

4cd5b097 8433 45be 814d B7f75ae668f3

Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka dalë në mbështetje të protestës së avokatëve, të cilët përforcuan sot bojkotin duke ngritur zërin para godinës së KLGJ-së, lidhur me kundërshtimin ndaj hartës së re gjyqësore.

Kreu i Shtetit kërkon që të dëgjohet zëri i avokatëve, të cilët janë duke protestuar për të drejtat e tyre por edhe interesin e qytetarëve që preken nga ndryshimi i hartës dhe kërkojnë ta kenë drejtësinë sa më efiçente dhe sa më pranë tyre.

“Mbështes plotësisht kërkesat e drejta të Avokatëve Shqiptarë dhe në mënyrë të përsëritur nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë bashkëpunues dhe vendimmarrës, të dëgjojnë zërin e tyre dhe këshillat e Parlamentit Europian.

Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie plotësisht të pavarur, funksional dhe efiçent! Qytetarët presin një drejtësi sa më afër tyre, dhe jo një riorganizim të përqendruar që e largon drejtësinë prej tyre duke e bërë jo vetëm më të shtrenjtë dhe të vonuar, por edhe më të pamundur”, shkruan Meta në FB.

Protesta e Avokatëve, Presidenti Meta i del në mbrojtje: KLGJ të dëgjojë zërin e tyre, qytetarët e duan drejtësinë pranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook