Shënoi 18 gola në Kategorinë e Parë, sulmuesi Oshafi tani pret shpërthimin në elitë: Jam i Teutës

Aldrit Oshafi pret shpërthimin në elitë. Pasi i mbaroi huazimi sezonal te Tomori, sulmuesi kthehet te Teuta. Me durrsakët ka edhe dy vite të tjera kontratë dhe 22-vjeçari me zor po pret që t’u bashkohet.

oshafi

Pas kampionatit që zhvilloi me beratasit me 18 golat që shënoi, mendon se i ka ardhur koha të tregojë veten te “djemtë e detit”. E megjithatë, në Berat nuk duan që të heqin dorë prej tij.

Ata do të tentojnë që ta mbajnë në formë borxhi edhe për edicionin e ardhshëm, por vetë lojtari ka të tjera plane për veten. Këtë e sqaron gjatë një bisede për “Panorama Sport”, kur thotë:

“Sezonin e fundit e mbylla i huazuar te Tomori. Mendoj se bëra mirë dhe jam i kënaqur, pasi në fund të fundit shënova 18 gola me garë të ndershme. E vetmja keqardhje lidhet me renditjen finale të beratasve, meritonin më shumë. Por, kjo nuk erdhi për fajin tonë. Tani pa dyshim që do të rikthehem te Teuta me të cilën kam edhe dy vite kontratë. Me zor po e pres, pasi dua që të luaj në Superiore. Kam debutuar 18 vjeç në elitë me Luftëtarin, por tani që jam 22, mendoj se kam më shumë pjekuri dhe eksperiencë. Sezoni i shkëlqyer që bëra dhe rrjetat janë një motivim ekstra për mua për kampionatin e ardhshëm. E konsideroj si një sfidë dhe jam gati që me Teutën të shpërthej dhe ndihmoj me gola”.

– Arena e Lajmit


Loading…

Shënoi 18 gola në Kategorinë e Parë, sulmuesi Oshafi tani pret shpërthimin në elitë: Jam i Teutës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook