Të pandarë! Pas ribashkimit Kendall Jenner dhe Devin Booker shfaqen krah njëri-tjetrit edhe në evente publike

Më të fortë se kurrë.

Një ditë pasi shkëlqeu në pistë në sfilatën e Proenza Schouler gjatë ‘Javës së Modës në New York’, Kendall Jenner u shfaq në sfilatën e ‘Marni Spring 2023’ në Brooklyn më 10 sgtator, ku iu bashkua edhe i dashuri Devin Booker.

E ulur krah për krah në rreshtin e parë, supermodelja kishte veshur një fustan me lule nga shtëpia luksoze italiane e modës, e stiluar me geta të zeza dhe çizme stilet të zeza deri tek gjunjët, ndërsa ylli i NBA-së kishte veshur një bluzë rozë kombinuar me pantallona të shkurtra dhe syze gri.

Të nesërmen, pra 11 shtator, Kendall dhe Devin u panë në Qendrën Kombëtare të Tenisit USTA Billie Jean King në Queens teksa shikonin ndeshjen finale të meshkujve në US Open 2022.

Të dy u kapën duke brohoritur për profesionistët e tenisit Casper Ruud të Norvegjisë dhe Carlos Alcaraz të Spanjës në një video të postuar nga faqja zyrtare e turneut në Instagram. Klipi i 11 shtatorit ishte titulluar, “Devin Booker dhe Kendall Jenner keeping up with US OPEN”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by US Open (@usopen)

Në Instagram Stories, Kendall ndau gjithashtu një video nga eventi i mbushur me yje, ku morën pjesë edhe Zach Braff, Lin-Manuel Miranda, modelja Taylor Hill etj.

Kendall dhe Devin sipas medave patën një ndarje të shkurtër në fillim të kësaj vere, dy vjet pasi ata filluan lidhjen e tyre. Në korrik, një burim i afërt me yllin e Kardashians tha për E!News se Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns janë “rikthyer plotësisht bashkë”, duke shtuar, “Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën se duan të ecin përpara dhe të jenë bashkë”.

Që atëherë, të dy nuk kanë qenë hermetikë për të treguar romancën e tyre të rindezur. Përveç netëve të takimeve në Los Angeles, Kendall dhe Devin udhëtuan për në Idaho muajin e kaluar.

“Kendall i pëlqen të shkojë atje me Devin dhe të jetë jashtë në ujë”, tha burimi, duke shtuar se dyshja “janë shumë aventureske dhe gjithmonë të gatshëm për të provuar gjithçka”.

Të pandarë! Pas ribashkimit Kendall Jenner dhe Devin Booker shfaqen krah njëri-tjetrit edhe në evente publike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook