Vasili kritik për reformën në drejtësi: U shit si mrekulli, por s’ka asnjë përgjigje për qytetarët lidhur me korrupsionin!

Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ndërsa komentoi hartën e re gjyqësore u shpreh se është vetëm një farsë, duke shtuar se rilindasit e telekomanduar nga Rama nuk shqetësohen,.

Vasili është shprehur kritik ndaj reformës në drejtësi, ndërsa theksoi se është zhgënjyese ndonëse u shit si mrekulli.

“E nderuar kryetare, kolegë, sot na jepen mundësia të bëjmë disa konsiderata lidhur me një debat të munduar për një krizë të rëndë në të cilën ndodhet vendi në raport me drejtësinë. Opinioni publik priste përgjigje për korrupsionin sidomos atë të lartin dhe prisnin një drejtësi jo më klienteliste. Për shkak të objektivit të kapjes së saj, sot asnjëri nuk i thotë dot qytetarëve se çfarë po prekin sot më mirë nga sa kishin dje. T’u thonë vetëm një element…DASH thotë se reforma në drejtësi është dëmtuar nga korrupsioni i hapur. Gjyqtarë të Vettingut ndodhen në SPAK”, tha më tej Vasili.

Arena e Lajmit

Vasili kritik për reformën në drejtësi: U shit si mrekulli, por s’ka asnjë përgjigje për qytetarët lidhur me korrupsionin!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook