VIDEO/ “Ministrja Spirobuçi”, deklarata e Berishës shkakton debate të ashpra në Kuvend, ndërhyn Nikolla: Shkelje e kodit të etikës!

Berishaaa

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është akuzuar nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla se ka shkelur rëndë Kodin e Etikës.

Gjithçka ka ndodhur pas fjalës së Berishës dhe një etikete që ai vendosi për ministren për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.

Kjo ishte fjala që mjaftoi për të ndezur debatin dhe përplasjen në sallë, që çoi më pas edhe në ndërprerjen e seancës plenare nga Nikolla për të vendosur një masë disiplinore ndaj tij.

DEBATI NE SALLË
Berisha:
Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri këtu që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit (i referohet Dritan Agollit të FSHZ-së), si puna e Salariotit që i dha Eltit, vëllaut të kësaj ministres, Spirobuçit. Ju lutem…”, tha ish-kryeministri.

Nikolla: Ju ndërpres fjalën. Fyerje s’mund të pranohen. Kjo fyerje e rëndë nuk mund të pranohet. Është shkelje e rëndë
Berisha: S’mund të ma hiqni fjalën
Nikolla: Zoti Berisha keni shkelur rëndë kodin e Etikës, do ndërpresin seancën për të vendosur për masën displinore.

VIDEO/ “Ministrja Spirobuçi”, deklarata e Berishës shkakton debate të ashpra në Kuvend, ndërhyn Nikolla: Shkelje e kodit të etikës!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook