Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach ka qenë i pranishëm në inagurimin e ambjenteve të reja të komitetit olimpik në Shqipëri që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.
Gjatë ceremonisë kanë marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Fidel Ylli dhe ministret Bora Muzhaqi dhe Evis Kushi.Teksa vizituan ambientet e reja, ata u drejtuan për nga prerja e shiritit të ceremonisë.
Në videon e publikuar nga “Balkan Web” shihet presidenti Bach, i cili pasi preu shiritin, nuk priti që gërshërën tia vendoste në tabaka vajzës së protokollit të ceremonisë, por ia dha atë ministres Muzhaqi.
Këtë lapsus nuk e bëri ministrja Kushi e cila priti derisa vajza e protokollit ti zgjaste tabakanë për të vendosur gërshërën.
Arena e Lajmit
Loading…