Çelsi i shpall luftë PSG-së për mbrojtësin e Interit, “Blutë” piketojnë titullarin e zikaltërve si zëvendësuesin e Rudigerit

Çelsi është ende në kërkim të një mbrojtësi pas largimit të gjermanit Rudiger, i cili u transferua te Reali. “Blutë” duket se kanë piketuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar si zëvendësuesin e mundshëm të tij, me sllovakun që ndiqet me interes dhe nga PSG-ja.

Skriniar-5-700x468

Sipas raportimeve nga “L’Equipe”, londinezët janë të gatshëm të duelojnë me parizientë për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit, me Parisin që e ka bërë një ofertë të parë prej 40 milionë eurosh në drejtim të Interit, me zikaltërit që e kanë refuzuar.

Kartoni i Skriniar vlerësohet nga italianët me 80 milionë euro, me Çelsin që po shqyrton mundësinë e përfshirjes së Romelu Lukakut në marrëveshje për të arritur te mbrojtësi.

Arena e Lajmit


Loading…

Çelsi i shpall luftë PSG-së për mbrojtësin e Interit, “Blutë” piketojnë titullarin e zikaltërve si zëvendësuesin e Rudigerit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook