Një delegacion nga Parlamenti i Shqipërisë me përfaqësues nga PS-ja dhe PD-ja kanë zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Etilda Gjoni, Anila Denaj e Blendi Klodi nga PS-ja si dhe Jorida Tabaku dhe Oriola Pampuri nga radhët e demokratëve kanë biseduar me zyrtarin e lartë amerikan për aktualitetin në vend.
Ndërkohë Jorida Tabaku ka publikuar në rrjetet sociale fotografi nga takimi ku thekson se bisedës Escobar shprehu mbështetjen e tij për opozitën, duke u fokusuar tek lufta me korrupsionin.
“Takimi i shkëlqyer me Gabriel Escobar sot në DC. Ne diskutuam mënyrën e fëd, ndërsa ai shprehu mbështetjen e tij për @pdshqiperi! Imperativ që Shqipëria të vazhdojë procesin e integrimit në BE, duke u fokusuar në luftën kundër korrupsionit; Krimi i organizuar dhe vendosja e shtetit ligjor!”, shkruan Tabaku në Twitter.