Kristjan Asllani është shumë pranë finalizimit të transferimit të tij nga radhët e Empolit në një nga klubet e mëdha të Serisë A dhe të gjithë rrugët të çojnë në Milano, drejt Interit. Klubi zikaltër duket se ka fituar duelin me kushërinjtë e Milanit të cilët kërkonin po me shumë interes futbollistin e ri të përfaqësueses shqiptare.
Kjo, jo vetëm për shkak të një ofertë më të rëndësishme ekonomike, por nga fakti se kanë qenë për futbollistin zgjedhja e parë. Duket se ai ka një preferencë për klubin zikaltër dhe kjo e ka shtyrë që të refuzojë edhe një ofertë të bujshme, shumë të rëndësishme nga ana ekonomike e sportive për karrierën e tij.
Sipas “calciomercato.com”, në ditët e fundit ka pasur një interesim konkret nga Njukasëll për mesfushorin shqiptar, me një ofertë të rëndësishme nga klubi në pronësi të sheikëve arabë. Por Asllani ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në Itali dhe ka kthyer mbrapsht ofertën që ka mbërritur j, i qartë në mendjen e tij se e ardhmja do të jetë te Interi.
Arena e Lajmit
Loading…