Futbollisti kosovar, Valon Berisha ka mohuar zërat se është në një lidhje me këngëtaren e njohur kosovare, Kida.
Ai është shprehur gjatë një interviste për Prive, se “ia dëgjoj këngët, e dua por asgjë më shumë”.
Pyetjes nëse ka ardhur koha të gjej nuse, Valon Berisha iu përgjigj “Po, por vështirë të gjesh.”
Ndërsa pranoi se nuk ka pasur lidhje të gjata dhe ende s’kam pasur një femër me të cilën të dashurohesh.
Sa i përket jetës personale, Kida është treguar shumë e rezervuar dhe s’ka bërë publike asnjë lidhje.
Por burime për “Kryefjala”, kanë treguar se artisja është në një marrëdhënie me një bashkëmoshatar që jeton në Dubai dhe ajo publikon shpesh foto nga destinacioni luksoz, ku duket se udhëton herë pas here.
Identiteti i tij nuk dihet, ndërsa mësohet se nuk është figurë publike.
Loading…