Eksperte gjumi dhe dentistë, si Gjermania kërkon të kthehet përsëri lider në futbollin botëror

Gjermania nuk po shfaqet në maksimumin e saj në Ligën e Kombeve në këtë edicion, por në kampin gjerman insistojnë se i gjithë fokusi këtë vit është vetëm te Botërori në Katar në nëntor-dhjetor. Gjermanët, pas triumfit në Brazil nuk kanë qenë më të aftë të paraqiten në nivelet më të larta dhe duan që të bëhen përsëri protagonistë. Për ta realizuar këtë, Hansi Flik ka vendosur të vërë në zbatim edhe disa metoda jo edhe shumë tradicionale.

6,w=993,q=high,c=0.bild

Në ditët e kaluara, kampin stërvitor të Gjermanisë në Bavari, ka qene i pranishëm edhe Ana Uest. Ajo është një eksperte e “cilësisë së gjumit” e cila është e lindur në Danimarkë dhe është e njohur me kompaninë e saj pasi këshillon persona të famshëm si të bëjnë një jetë sa më shëndetshme nëpërmjet seancave të gjumit të rregullt.

Ajo u ka shpjeguar lojtarëve të Gjermanisë se cilat janë rutinat më të mira të gjumit, si duhet të veprojnë pas udhëtimeve me ekipin dhe cilat janë mënyrat më të mira për t’u siguruar që relaksi të jetë i plotë në netët para ndeshjeve apo edhe pas tyre. Njëkohësisht, ekspertë të kompanisë të saj kanë modeluar edhe dhomat e lojtarëve në qendrën stërvitore duke i bërë shumë të thjeshta në mënyrë që të jenë sa më qetësuese për syrin, si dhe u kanë shpërndarë lojtarëve të ashtuquajturat “Oura Ring”.

6,w=993,q=high,c=0.bild

Këto unaza vihen në gisht kur flihet dhe regjistrojnë të dhënat e ciklit të gjumit, të dhëna të cilat analizohen dhe për secilin lojtar ka këshillim më pas se si të normalizojë gjumin e tij.

Por jo vetëm, kaq, në ditët e kaluara në grumbullim ka qenë edhe Sigfrid Markard, një dentist i njohur në Gjermani, i cili u ka shpjeguar lojtarëve se mund të evitojnë probleme dhe të kenë një jetë shumë të shëndetshme nëpërmjet higjienës orale. Me pak fjalë, te Gjermania po provojnë gjithçka në mënyrë që skuadra e Hansi Flik, në këtë vit të kthehet përsëri te sukseset që i mungojnë në arenën ndërkombëtare që prej vitit 2022.

Arena e Lajmit


Loading…

Eksperte gjumi dhe dentistë, si Gjermania kërkon të kthehet përsëri lider në futbollin botëror

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook