Ekspozita për 45-vjetorin e pushkatimit të poetëve Leka e Blloshmi, Berisha: Diamante të letërsisë, ia thanë diktaturës në sy se çfarë ishte

5367ae05 6a55 4cf7 90d8 D119e020a273

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke marrë pjesë në një ekspozitë kushtuar poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, që po zhvillohet në godinën e ish-të përndjekurve politikë, përballë Parlamentit.

Ekspozita mbahet në kuadër të 45-vjetorit të pushkatimit të poeteve Blloshmi dhe Leka dhe i kushtohet jetës dhe veprës së tyre.

FJALA E BERISHES:

Erdha të shpreh nderimin tim më të thellë për sakrificën dhe veprën e pavdekshme të dy poetëve të rinj, vëllezër siamezë në idealet e tyre të lirisë, gjeni në krijimet e tyre letrare. Genc Leka dhe Vilson Blloshmi kanë lënë një trashëgimi do të thosha nga më të shkëlqyerat në letërsinë tonë, në poezinë tonë, si në rrafshin artistik, ashtu edhe në domethënien e kohës në të cilën janë shkruajtur. Askush gjer sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës siç ka bërë Vilson Blloshmi tek ‘Saharaja’ e tij, apo ‘Kohën’ Genc Leka në poezitë e tij. Ato janë një tufë krijimesh jo voluminoze, por ato janë në kuptimin më të vërtetë të fjalës, diamante në letrat tona. Poezitë e tyre mund t’i krahasosh me krijimet më të bukura në letërsinë tonë, përvçse ato kanë brenda kurajon, guximin e jashtëzakonshëm të të dy të rinjve të cilën i thonë në sy diktaturës se çfarë ishte ajo.

Dua të shpreh nderimin tim për Bedri Blloshmin, pa punën e madhe të tij, pa përkushtimin e jashtëzakonshëm të tij, nuk do të njiheshim me këto vepra, nuk do të ishim sot këtu në këtë ekspozitë e cila paraqet me dokumente të gjithë sagën, kalvarin e tmerrshëm që përjetuan këta dy poetë të akuzuar se kishin sabotuar ekonominë bujqësore të fshatit dhe për të cilën u ekzekutuan.

Ndaj dhe dua të shpreh nderimin më të madh për jetën dhe veprën e këtyre dy poetëve.

Por dua të ftoj shqiptarët të lexojnë poezitë e tyre sepse ato janë veprat në të cilën stigmatizohet me vërtetësinë dhe forcën më të madhe diktatura komuniste. Me atë forcë që Migjeni ka stigmatizuar mjerimin dhe varfërinë e kohës, me atë forcë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka përshkruajnë Shqipërinë, kohën e saj në diktaturë, në çdo aspekt.

Ndaj dhe njëherë le të shprehim nderimin tonë më të thellë për këta dy gjeni të letrave shqipe!

Ekspozita për 45-vjetorin e pushkatimit të poetëve Leka e Blloshmi, Berisha: Diamante të letërsisë, ia thanë diktaturës në sy se çfarë ishte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook