EMRAT/ Sherri për parkimin i mori jetën 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohet autori dhe vëllai i tij. Kamarieri e goditi me thikë jashtë lokalit

511ac75f 5d93 4019 9f1e 508718a6fdfe

Është arrestuar Xhanelo Tarja, 24-vjeç, autori i vrasjes me thikë të 41-vjeçarit Klodian Bakiaj, pasditen e sotme në Sarandë. Po ashtu në pranga ka rënë dhe vëllai i tij, Xhoi Tarja, që sipas policisë rezulton bashkëpunëtorë në ngjarje.

Po ashtu ka rënë në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Kujtojmë  se ngjarja e rëndë ndodhi në Sarandë, ku mbeti i vdekur një 41-vjeçar. Klodian Bakiaj është qëlluar me thikë nga 24-vjeçari Xhanelo Tarja.

Sherri ka ndodhur pasi Bakiaj ka parkuar makinën para lokalit ku punonte si kamarier Tarja, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.

Njoftimi i policisë:
Sarandë

Goditën me thikë 41-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në spital, si pasojë e dëmtimeve të marra, Policia vë në pranga 2 autorët e dyshuar.

Në pranga dhe punëdhënësi i 2 autorëve të dyshuar, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.1, Sarandë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar.

Falë ndjekjes së pandërprerë të autorëve të dyshuar, pas disa orësh kërkimesh, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan 2 autorët e dyshuar, shtetasit:

-Xh. T., 24 vjeç dhe Xh. T., 18 vjeç (vëllezër), të dy banues Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar vëllezërit, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës.

Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. A., 41 vjeç, administrator i hotelit ku ishin të punësuar 2 autorët e dyshuar, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nuk ka pranuar të tregojë rrethanat e kësaj ngjarjeje për krimin e kryer nga punëtorët e tij, si dhe ka kryer veprime për fshehjen e provave në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

EMRAT/ Sherri për parkimin i mori jetën 41-vjeçarit në Sarandë, arrestohet autori dhe vëllai i tij. Kamarieri e goditi me thikë jashtë lokalit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook