EMRI/ Konflikti i çastit i merr jetën një personi në Sarandë, ndërron jetë në spital 41-vjeçari pas plagosjes me thikë

4445454787

Një konflikt i çastit ka përfunduar me një viktimë në Sarandë. Policia bën me dije se pasditen e sotme, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar si Klodian Bakiaj, 41-vjeç, banues në Tepelenë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

EMRI/ Konflikti i çastit i merr jetën një personi në Sarandë, ndërron jetë në spital 41-vjeçari pas plagosjes me thikë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook