Jo vetëm afrime, Vllaznia zyrtarizon rinovimin me një prej titullarëve të skuadrës

Klubi i Vllaznisë ka nisur punën konkrete për të përgatitur pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës dhe në sezonin e ardhshëm. Klubi po përgatit pak nga pak skuadrën që do të ketë në dispozicion Mirel Josa dhe përtej firmave të emrave të rinj, po bëhen edhe rinovimet e lojtarëve që do të vazhdojnë të jenë pjesë e grupit kuqeblu.

JONUZI 1

Klubi bëri të ditur se një prej atyre që kanë pranuar rinovimin për një tjetër edicion është mesfushori Fjoart Jonuzi. Futbollisti 25-vjeçar ka qenë një nga pikat kyçe të mesfushës së Vllaznisë në dy sezonet e fundit dhe për kuqeblutë firma me të ishte kthyer në prioritet.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në radhët e tij. Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran që zyrtarizonte marrëveshjen me mesfushorin.

jonuzi

Jonuzi u transferua dy vite më parë në radhët e Vllaznisë dhe në të dy sezonet që ka luajtur me këtë skuadër, ka zhvilluar 66 ndeshje në Superiore duke shënuar 2 gola.

Arena e Lajmit


Loading…

Jo vetëm afrime, Vllaznia zyrtarizon rinovimin me një prej titullarëve të skuadrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook