Mançester Junajtid duket se po tenton t’i kundërpërgjigjet rivalëve të Premier Ligës dhe goditjeve të tyre në merkato, me “Djajtë e Kuq” që duket se janë vënë pas talentit brazilian të Ajaksit, Antoni.
Sipas raportimeve nga “Marca”, vetë trajneri Erik Ten Hag e ka kërkuar këtë transferim të sulmuesit që drejtonte vitin e kaluar për shkak të cilësive të tij që mund t’i shërbejnë Junajtid në sezonin e ardhshëm.
“Djajtë” kanë prezantuar një ofertë prej 45 milionë eurosh te Ajaksi, me holandezët që e vlerësojnë kartonin e 22-vjeçarit rreth 80 milionë euro, shifër kjo që Juanjtid shpresoj ta ulë sa më shumë me negociatat që do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.
Arena e Lajmit
Loading…