Kaseta e seksit e Kim Kardashian dhe Ray J kapi një sukses menjëherë, duke fituar më shumë se një milion dollarë në 6 javët e para pas publikimit .dhe sipas një emaili dërguar atyre, ata të dy po bënin goxha para.
TMZ ka publikuar një e-mail nga përfaqësuesi i ‘Vivid Entertainment’, Steve Hirsch, që daton në 1 maj 2007, në të cilin ai informon Kim se kaseta ka bërë 1,424,636.63 dollarë të ardhura, duke përfshirë, 1,255,578,50 dollarë, që vinin nga shitjet e DVD-ve.
Është interesante sepse kaseta u publikua më 14 mars 2007. Kim ngriti një padi më 21 shkurt 2007, kundër Vivid, duke pretenduar se ajo nuk autorizoi publikimin e kasetës. Ky rast u hodh poshtë — me sa duket, u zgjidh — 27 prill 2007. Vetëm 4 ditë më vonë, Kim mori emailin nga Vivid mbi numrat e shitjeve.
Ray J tha gjatë fundjavës tha se Kim në fakt nënshkroi kontratën që nga fillimi dhe madje prodhoi kontratën e tij me një listë të kasetave duke thënë se Kim shkroi listën e inventarit.
Hirsch ka folur hapur për marrëveshjen në të kaluarën, duke e quajtur atë një “marrëveshje të vështirë për t’u realizuar”, sepse ai thotë se Kim me të vërtetë nuk donte që të hiqej kaseta. Ray J thotë se marrëveshja e tyre ishte që secili do të merrte 400,000 dollarë plus 12.5% të fitimeve. Këto shifra pasqyrohen në emailin e Hirsch drejtuar Kim dhe Ray J.
Ray gjithashtu pretendon se Kris Jenner i shikoi të dyja kasetat e seksit dhe zgjodhi atë ku Kim dukej më mirë. Hirsch ka thënë gjithashtu se Kris nuk kishte asnjë rol në shitjen e kasetës.
Sa i përket 2 kasetave të tjera, Ray J thotë se njëra është xhiruar në Cabo dhe tjetra në Santa Barbara. Kaseta e Santa Barbara nuk është publikuar kurrë. Ray J thotë se ka qindra fatura të tjera për të mbështetur pretendimin e tij.
Gjatë intervistës së saj në ‘The Late Late Show’ me James Corden. 66-vjeçare iu përgjigj një sërë pyetjesh ndërsa ishte e lidhur me një poligraf. Në një moment gjatë emisionit, Jenner adresoi thashethemet se ajo ndihmoi në zbulimin e kasetës famëkeqe të seksi të Kim Kardashian me Ray J.