“Ku jeni pas 9 viteve”, Salianji: Shteti sot është lakuriq! Duhet të ketë ndëshkim dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë!

Salianji

Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se shteti sot është lakuriq, ndërsa shtoi se në vend mungon pandëshkueshmëria.

Gjithashtu ai theksoi se lufta me korrupsionin është çështja kryesore.

“Që të flasësh dhe të thuash nuk kemi çuar kallëzime penale edhe pse ka pasur shumë të korruptuar do të thotë se nuk ke bërë punën. Padiskutim edhe me drejtësinë e re nuk e keni bërë punë. Tani pas 9 viteve duhet të thoni se ku jeni. Sot duhet të aplikojnë apo të shkojnë tek Spiro. Ju sot shtetin e keni lakuriq, me patronazhistët e keni nxjerrë çdo gjë në shesh. Tani kur flasim për korrupsion , që të mos ikin të rinjtë nga Shqipëria duhet të ketë ndëshkim dhe ligji të jetë i barabartë dhe qytetarët duhet të besojnë se të gjithë janë të barabartë. Tek prioritetet ndahemi. Ne mendojmë që avioni që ju e thatë se po e shuan zjarrin tani, sikur të ishte i qeverisë që ti fikte zjarrin përpara vlen më shumë se sa avioni  për dinjitetin e Edi Ramës për të pasur avion personal”, tha Salianji.

 

“Ku jeni pas 9 viteve”, Salianji: Shteti sot është lakuriq! Duhet të ketë ndëshkim dhe ligji të jetë i barabartë për të gjithë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook