Pamje të rënda vijnë nga vendngjarja, ku u ekzekutua me armë Madrit Ulqinaku në mes të Elbasanit, nga 20-vjeçari Klajdi Sallufi, pas një konflikti banal. Në pamje shihet momenti kur familjarët e tij afrohen pranë trupit të pajetë, mes lotësh e britmash.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 25 vjeçari Ulqinaku, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.
Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.