Vjen firma e shumëpritur te Vllaznia, akord për rinovimin “me kusht” të titullarit

Vllaznia duket se ka arritur të sigurojnë firmën e një tjetër lojtari të rëndësishëm për planet e kuqebluve për të ardhmen. Shkodranët kanë gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin Esin Hakaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij ekipi të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

VLLAZNIA

“Panorama Sport” ka mësuar se Hakaj ka pranuar që të mbetet pjesë e Vllaznisë me një kontratë dyvjeçare, por me opsion të hapur largimi drejt një klubi tjetër të huaj, kuptohet kundrejt një pagese  e cila nuk parashikohet të jetë e lartë.

Hakaj

Shkodranët ishin në bisedime prej disa ditësh me futbollistin dhe po përgatiteshin edhe për një “jo” të mundshme të tij duke kontaktuar me Emiljano Mustën. Por në fund Hakaj ka vendosur të qëndrojë e kështu, do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve jo vetëm në pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Arena e Lajmit


Loading…

Vjen firma e shumëpritur te Vllaznia, akord për rinovimin “me kusht” të titullarit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook