Detajet/ Autorëve iu deshën vetëm 120 sekonda për të ekzekutuar Lenën dhe Xhezon, zbrazën tre karikatorë kallashnikovi, dyshime të forta se…

5458787

Detaje të reja zbardhen nga atentati me dy të vrarë në Panaja të Vlorës. Bazuar te hetimet, burime të sigurta i thanë News24 dhe BalkanWeb se i gjithë atentati ka zgjatur rreth 120 sekonda, nisur nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, deri në momentin që u zunë pritë.

Gazetari Igli Celmeta tha per BalkanWeb se pasi makina e viktimave ra në kanal, dy nga autorët ndaluan dhe dolën nga makina dhe qëlluan përsëri drejt automjetit ku ishin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo dhe u siguruan që atentati u krye me sukses dhe më pas u larguan. E gjitha kjo ka zgjatur vetëm 120 sekonda, ku saktësia dhe precizoni i autorëve ka qenë tepër i lartë.

Autorët e mbyllën atentatin dhe ekzekutuar dy objektivat brenda 120 sekondave. Grupi hetimor ka dyshime të forta se autorët janë vrasës me pagesë.

Arena e Lajmit

Detajet/ Autorëve iu deshën vetëm 120 sekonda për të ekzekutuar Lenën dhe Xhezon, zbrazën tre karikatorë kallashnikovi, dyshime të forta se…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook