Emocione dhe adrenalinë, mbahet Tirana Triathlon 2022 (TABELA E PLOTË)

Tirana Triathlon zhvilloi dje edicionin e katërt të një eventi emocionues dhe me plot adrenalinë.

287237617_738571583856906_8584143876156189862_n

150 garues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Greqia matën forcat në një garë spektakolare që u mbajt në zonën e Liqenit të Farkës në periferi të kryeqytetit.

Kjo garë argëtuese, por njëkohësisht sfiduese organizohet për të katërtin vit radhazi në Tiranë.

Itinerari në harmoni me natyrën fantastike të liqenit të Farkës, i pa pjesëmarrësit të përshkruanin distancat prej 750 m not, 20 km biçikletë dhe 5 km vrap, disiplina të zhvilluara njëra pas tjetrës.

Projekti Tirana Triathlon synon të promovojë disiplina të ndryshme sportive, aktivitete fizike, masivizimin e eventeve në natyrë, si dhe promovimin e atraksioneve turistike.

Kjo garë jo vetëm që bashkon sportistë të ndryshëm, por jep mundësinë për të promovuar zonën e Farkës, e cila mbart në vetvete vlera turistike.

Një aktivitet që tashmë është kthyer në traditë, duke sjellë nga viti në vit gjithnjë e më shumë pjesëmarrës.

Duke u ndalur te garat e djeshme, në radhët e femrave kampione u shpall serbja Iva Pavloviç, e cila regjistroi kohën 01:14:19.106.

Në vend të dytë u rendit grekja, Stefania Pluchronadis, me kohë 01:15:01.685, ndërsa shkalla e tretë e podiumit u plotësua nga një tjetër serbe, Lana Gavriloviç, me kohë 01:16:28.062.

Ndërkohë, në radhët e meshkujve vendi i parë i takoi serbit Strahunja Trakiç, me kohë 01:01:48. 218.

Pas tij u klasifikua greku Panagiotis Polyzos me kohë 01:06:20.475, ndërsa vendi i tretë i takoi kosovarit Albion Ymeri, i cili e ndali kronometrin në kohën 01:07:50.022.

Në fund u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve në një atmosferë festive, duke ulur edhe siparin e aktivitetit.

Tirana Triathlon do të rikthehet me edicionin e pestë në 11 qershor të vitit 2023.

TAB

Arena e Lajmit


Loading…

Emocione dhe adrenalinë, mbahet Tirana Triathlon 2022 (TABELA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook