Te Spanja e kanë kthyer në festë pas fitores kundër Çekisë. Natyrisht që pasi kanë marrë vesh dhe humbjen e Portugalisë në Zvicër festa është shtuar dhe më. Me dy takime nga fundi i Ligës së Kombeve, Spanja komandon me një pikë më shumë se Portugalia (8/7) dhe trajneri Luis Enrike nuk e ka fshehur lumturinë e tij.
“Jemi të lumtur, pasi e kemi mbyllur pjesën e parë të këtij edicioni në krye. Ambienti në Malaga ka qenë i shkëlqyer, ishte një tërmet.
Të them të drejtën Çekia më ka pëlqyer shumë, sepse kanë luajtur me intensitet, por ne ia kemi dalë. Nuk është aspak e lehtë të luash katër ndeshje në këtë fazë të sezonit.
Ndaj jemi shumë të kënaqur sepse nuk kemi pasur as probleme me dëmtimet. Tani nuk e lëshojmë më kreun”, ka thënë ai.
Arena e Lajmit
Loading…