FOTO/ Vrau me silenciator 33-vjeçarin në Elbasan, del foto e autorit, nipi i “Mandelës” që terrorizoi Elbasanin në 1997 ende në kërkim

Autri I Vrasjes, Hargito Peqini

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dy ditë më parë në Elbasan. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kongresi” në Elbasan.

Sipas policisë autori që ka qëlluar me pistoletë me silenciator pas një debati mes grupit të shokëve të tij dhe Ulqiankut është 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili pas krimit u arratis, ndërsa ende nuk është arrestuar.

Ndërkohë, për ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar tjetër, Ejdin Dino, mik i autorit dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, që ishin përfshirë në konflikt.

BalkanWeb ka siguruar foton e 18-vjeçarit që më herët ka qenë futbollist. Mësohet se Horgito Peqini është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

Arena e Lajmit

FOTO/ Vrau me silenciator 33-vjeçarin në Elbasan, del foto e autorit, nipi i “Mandelës” që terrorizoi Elbasanin në 1997 ende në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook