Humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun, Rama vizitë në familjen e heroit Anri Kashiku: Do shpallet ‘Dëshmor Atdheu’

Sfrgh

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në familjen e Anri Kashikut në Durrës.

Rama është takuar me familjarë të 18-vjeçarit, të cilët mes lotësh kanë pritur kryeministrin.

Me lule në duar dhe i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, kryeministri ka shprehur ngushëllimet familjarëve për dhimbjen e madhe pasi 18-vjeçari, Anri Kashiku, dha jetën e tij duke shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij. Kreu i qeverisë pohoi para familjarëve se 18-vjeçari do të shpallet “Dëshmor Atdheu”.

“NGUSHËLLIME.Në familjen e Anri Kashikut, heroit që dha jetën e vet për të shpëtuar dy jetë, vëllain e vogël dhe shokun e tij“, kështu shkruan kryeministri bashkangjitur videos së publikuar ne Facebook.

 

Humbi jetën pasi shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun, Rama vizitë në familjen e heroit Anri Kashiku: Do shpallet ‘Dëshmor Atdheu’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook