“Kalimi i amnistisë fiskale rrezikon Shqipërinë”, PD: Reagimi i ambasadorëve gjermanë dhe francezë përgjigja më e mirë për veprimet harbute të Ramës

5d541d81 25f8 4f4c B330 2603aadcb85f

Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso në një komunikim për mediat ka mbështetur qëndrimin e zyrtarëve të Brukselit të cilët u larguan nga momenti kur kryeministri Edi Rama mori fjalën.

Ai gjithashtu theksoi kalimi paketës së amnistisë fiskale rrezikon Shqipërinë.

Reagimi:

Pas gazetarëve, kosovarëve, bullgarëve dhe zyrtarëve të Brukselit, Edi Rama iu përvesh sot dhomave të Tregtisë të vendeve partnere.

I quajti ‘fletërrufe’ reagimet e tyre kundër amnistisë fiskale, dhe vuri në skenë rolin e sovranistit. Eshtë i njëjti që bën si globalist kur Sali Berisha, Albin Kurti, e të tjerë, e përdorin sovranitetin si tezë politike. Partia Demokratike dënon sjelljen arrogante me dhomat Amerikane dhe Gjermane të Tregtisë. I kujtojmë opinionit publik, se ato janë të vetmet institucione, përveç opozitës, të pakapura nga qeveria. Kjo është arsyeja se, pse Rama shkumëzon. Pas etiketimit si fletërrufe të reagimeve, urojmë të mos i dënojë me riedukim. Sjellja prej eurotlanticisti në mbrëmje dhe putinisti në mëngjes, e zbulon Edi Ramën si hipokrit. Duke mbështetur sërish qëndrimin e Dhomave, falenderojmë trupën e biznesit të huaj që punon në Shqipëri, një akt heroizmi në kushtet e një qeverie armiqësore me ta.  Reagimi i Ambasadoreve te Gjermanise dhe Frances duke braktisur takimin eshte pergjigjia me e mire per veprimet harbute te kryeqeveritarit.Ritheksojme rrezikun që sjell amnistia fiskale Rama-Ahmetaj-Gjiknuri-Veliaj. Potpuria e skandaleve të kësaj qeverie e ka vulosur motivin pas kësaj amnistie. “Çunat problematikë” të botës së krimit dhe “bravoçunat” e qeverisë duan të përmbyllin etapën e fundit të kontratës së tyre. Të legalizojnë, jo vetëm paratë e pista, por edhe të normalizojnë të keqen. Kalimi i kësaj pakete e rrezikon Shqipërinë.

Arena e Lajmit

“Kalimi i amnistisë fiskale rrezikon Shqipërinë”, PD: Reagimi i ambasadorëve gjermanë dhe francezë përgjigja më e mirë për veprimet harbute të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook