“Kemi atë shprehjen ne për të voglin, por ka kufi”/, Rama për amnistinë fiskale: 500 mijë qytetarë janë pro, 3 shqiptarë me flamujt e këtyre Dhomave të Tregtisë thonë…

2e69b44f 01b1 4a25 802d B89fde60e614

Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndalur gjuhën e ashpër ndaj reagimeve të Dhomave të Tregtisë dhe ndërkombëtarëve për paketën e Amnistisë Fiskale.

Ai madje ka kujtuar një shprehje popullore shqiptare që thotë “më mirë m*t se i vogël”, teksa rikujtonte se Shqipëria u detyrua të bënte reformën në drejtësi nga jashtë në një kohë që asnjë vend tjetër nuk e kishte ndërmarrë si hap.

“Sot kemi drejtësinë dhe infrastrukturën kundër pastrimit të parave. Na thanë se keni bërë progres shumë të madh por keni akoma për të bërë. E kemi dëgjuar këtë kur ishim të vegjël. Na kërkuan një ndryshim, i thamë na thoni kush e ka që ta marrim. Jo po se ka njeri por duhet ta bëni ju. Nuk e ka. Po shko kërkoja kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut Real Estate-n që ta fusë në atë valën… Nuk e ka asnjë vend thanë, por do ta bëni ju, Shqipëria! Por ne e kemi pranuar se në Shqipëri thonë atë shprehjen, çfarë thonë për të voglin. Por ka një kufi, çdo gjë ka një kufi se vetëm për budallenj nuk na bën dot njeri’, tha Rama.

Ndërkohë ai zbuloi se në një sondazh të realizuar nga qeveria, rezulton se 66% ose gjysmë milioni shqiptar janë pro amnistisë fiskale.

FJALA E RAMËS:

66% e gjysmë milioni shqiptarëve që morën pjesë në këshillim e parë kombëtar, kanë kërkuar që emigrantët në radhë të parë, por edhe për ata që janë këtu se çfarë do më thoni se Shqipëria do e nxjerri cash-in në sipërfaqe duke thënë prit, prit se do vijë.

Apo mjaftojnë 3 shqiptarë me këto 3 flamujt e 3 Dhomave të Tregtisë për të mos i dëgjuar këta gjysmë milionë shqiptarët e tjerë. Unë mendoj se kjo vjen nga të marrurit pak si lehtë edhe nga përfaqësuesit e këtyre vendeve. Se nuk kanë faj këta partnerët, kur ne bëjmë raporte për organizmat ndërkombëtarë dhe nxijmë komplet imazhin e vendit tonë, dhe ata i nxjerrin me emrat e tyre s’kanë faj ata se janë raporte bio nga Shqipëria.

Po kjo është qasja jonë, ndaj bëhet edhe ky debat dhe unë i shkova deri në fund duke thënë të gjitha ato gjëra që nuk thuhen. S’kemi pse e bëjmë për budalla ne njëri-tjetrin këtu se ne jemi një vend që po e tregojmë çdo ditë sesa serioz jemi me partnerët ndërkombëtarë. Kemi të metat tona por nga mendja jemi në rregull, nuk bëmë njeri përpara kur vjen puna për respekt. Dhe zv/sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të ministrave do ta lusja të thoshte edhe për konsultimet e mëtejshme, se këtu është edhe një hall  tjetër shumë i madh se ti do të bësh debat këta s’duan të bëjnë debat.

Jo, po! Po si jo, hajde ti ballafaqojmë se ndoshta të gjitha këto që thamë ne mund të kenë kundër argumente siç thamë 3 vjet më përpara. Pse u tërhoqëm, nga frika? Jo se ishin kundër argumentet serioze, se nuk kishte struktura.

“Kemi atë shprehjen ne për të voglin, por ka kufi”/, Rama për amnistinë fiskale: 500 mijë qytetarë janë pro, 3 shqiptarë me flamujt e këtyre Dhomave të Tregtisë thonë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook