La Realin e Madridit pas 16 vitesh duke fituar gjithçka, përlotet Marselo: Nuk është një lamtumirë! Largohem si lojtari që…

Marselo i ka dhënë lamtumirë Realit të Madridit pas 16 vitesh dhe me 25 trofe të fituara. Gjatë konferencës për shtyp për largimin e tij nga “Los Blancos”, braziliani është përlotur duke deklaruar se kjo nuk është një lamtumirë:

MARSELO

“Ishte një aventurë e mrekullueshme. Sot largohem nga këtu si lojtari që ka fituar më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë. I them faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe njerëzve që punojnë në prapaskenë.

Një falënderim i veçantë shkon për Raulin, i cili më ndihmoi shumë. Po largohem nga këtu me kokën lart. Nuk është një lamtumirë!”

Gjatë sezonit që përfundoi, mbrojtësi 34-vjeçar është aktivizuar në total në La Liga në 12 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol dhe duke dhuruar 2 asiste për shokët e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Loading…

La Realin e Madridit pas 16 vitesh duke fituar gjithçka, përlotet Marselo: Nuk është një lamtumirë! Largohem si lojtari që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook