Nga zhvillimet politike në Itali tek projektligji për amnistinë fiskale, Lubonja: Ambasadorët të deklarohen, të mos bëjnë akte të heshtura!

Fatos Lubonja

Analisti, Fatos Lubonja në një lidhje me ‘Skype’ në News24 foli për situatën politike në Itali, pas zhvillimeve të fundit.

“Nuk duhet folur ende për rrëzim pasi Draghi ka dhënë dorëheqjen tek presidenti, por ky i fundit e ka refuzuar. Ai e dha dorëheqjen pasi qeveria u vu në provë për votëbesim dhe e fitoi , ndonëse pati tërheqje”, tha Lubonja.

I ndalur tek projektligji për amnistinë fiskale dhe qëndrimin e ambasadorëve gjerman dhe francez , Lubonja tha se duhet të deklarohen dhe jo të bëjnë akte të heshtura.

“Këta ambasadorë duhen pyetur dhe mendoj që nuk duhet të jetë rastësi. Ka reaguar edhe Dhoma Amerikane dhe pyetja që ngrihet është ku e gjen mbështetjen Edi Rama që u kundërvihet lëtyre. Më shumë duhet interpretuar kurajoja e Ramës që bën veprime të tillë. Është halli i mall ekonomik, është kapja fitimet dhe duhet kërkuar më shumë transparencë lidhur me këtë gjë. Mendoj që kemi të bëjmë një përshkallëzim të shtetit të kapur nga krimi. Flitet për pastrim parash nga brenda dhe jo vetëm nga jashtë”, ka thënë ndër të tjera analisti, duke shtuar se Shqipëria po rrënohet nga interesat kriminale”, tha ai.

Gjatë intervistës, gjithashtu Lubonja u shpreh se partitë e djathta në Itali që kanë mbetur kanë deklaruar se nëse do mbahet kjo qeveri do të mbahet pa ‘Cinquestelle’.

“Problemi është se nuk është më ai kohezion midis partive që lindi edhe për shkak të pandemisë dhe të dhënat janë kontradiktor. Disa thonë se deri të mërkurën në sajë të bisedimeve mundet që qeveria të vazhdojë. Kjo është një situatë krize që vjen edhe nga shumë probleme…Pranimi i Draghit ka qenë për shumicën një zhgënjim…Përgjithësisht elektorati italian ndjehet i papërfaqësuar nga kjo qeveri. E vetmja forcë opozitare është partia e djathtë. Shkaqet për këtë situatë mund të jenë disa por ndër to përmend edhe sistemin shumë partiak që ka Italia. Ka një sistem ku ka një spektër më të gjerë partish. Janë të paktën pesë parti kryesore. Kjo bën që Italia të mos krijojë dot qeveri. Të mos harrojmë se nuk janë si ne, ka një administratë që nuk lëviz, ndërsa tek ne kur një parti merr pushtetin i ndërron të gjitha. Është për tu habitur se në Shqipëri nuk lindin dot një lëvizje si Cinquestelle që brenda 10 vitesh u bë forcë e parë… Një vend si Italia apo Greqia nuk është se ka një kontroll aq të madh mbi bizneset, siç i kemi pasur ne të kapur”, tha ai.

I ndalur te situata politike në Shqipëri, Lubonja tha se bizneset janë të kapura nga qeveritë.

“Prioriteti duhet vënë tek ekonomia. Këta njerëz i janë përshtatur interesave dhe ndaj edhe janë korruptuar, por besoj se edhe vullneti i mirë ose i keq i atyre që janë lider nuk duhet neglizhuar”, tha Lubonja.

Arena e Lajmit

Nga zhvillimet politike në Itali tek projektligji për amnistinë fiskale, Lubonja: Ambasadorët të deklarohen, të mos bëjnë akte të heshtura!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook