Gazetari i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka reaguar pas vrasjeve që tronditën vendi tonë në 24 orët e fundit, me bilanc katër të vdekur.
Hoxha, referuar atentatit të Vlorës, thotë se bilanci i krimeve të rënda mafioze është më shumë se tragjik. Sipas tij, në nivelet e larta të krimit të organizuara po ndodhin beteja të pamëshirshme, duke theksuar se ka ndryshuar hierarkia drejtuese e krimit për te paktën një dekade në vazhdim.
Ai shton se po bëhet një luftë e frikshme për territor që ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa shteti thekson Hoxha “nuk është as spektatore, por një agjenci funerale, që i duhen marangozë për të përballuar fluksin e të vdekurve”.
“Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi urën e Fushe Krujës, shkrova ketë status, ..:
Për fat te keq, vetëm një muaj pas, pas atentatit të sotëm në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze është me shume se tragjik.
Nëse në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh një beteje e pamëshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkinë drejtuese për te paktën një dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashtë kontrollit, ku shteti tashme nuk është as spektator, por nje agjenci funerale qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangozë të zote për te përballuar fluksin e te vdekurve…”, shkruan Hoxha.