Klubi i njohur italian, Palermo, ka filluar ringritjen, pas momentin të vështirë financiar që kaloi, teksa mbrëmjen e sotme, siguroi biletën e fundit për në Serinë B.
Pas triumfit 1-0 në sfidën e parë të finales së “Play-Off”-it ndaj Padovës, Palermo vulosi gjithçka duke fituar edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0, falë golit të Brunorit në minutën e 25-të.
Pas Sudtirolit, Modenës dhe Barit, Palermo u bë kështu skuadra e katërt që ngjitet në Serinë B, ndërkohë që Padova e Arlind Ajetit do të mbetet në Serinë C. Mbrojtësi shqiptar nuk qe i disponueshëm në këtë takim për shkak kartonësh.
Për sa i përket Palermos, vlen të theksohet se pjesë e klubit historik italian është mbrojtësi shqitar Masimiliano Doda, që e ndoqi duelin e sotëm nga stoli, duke festuar në fund suksesin e arritur.
Doda është aktivizuar vetëm 12 takime në këtë edicion me Palermon, pa arritur të lërë gjurmë. Gjasat janë të shumta që 21-vjeçari të largohet nga Palermo.
Arena e Lajmit
Loading…