Të dy beqarë prej pak kohësh! Pete Davidson dhe EmRata çifti më i ri i Hollywood?

Howard Stern mendon se Pete Davidson duhet të lëjë pas historinë me Kim Kardashian. Madje ai i ka gjetur një pretendente të re: Emily Ratajkoëski, e cila së shpejti do të jetë single edhe në letra.

“Kim dhe Pete ishin në lidhje për nëntë muaj. Të gjithë po spekulojnë se kush do të jetë e radhës”- tha Stern në episodin e së hënës të “The Howard Stern Show” të SiriusXM.

“Unë mendoja se Pete Davidson mund të dilte me Emily Ratajkowski. Ajo bukuri. … Kjo do të ishte një dyshe e mirë”- shtoi ai.

Prezantuesi i radios, shtoi gjithashtu se Davidson, mund të tentojë edhe me Margot Robbie – edhe pse ajo është e martuar me Tom Ackerley. Dhe Stern mund të mos jetë shumë larg me parashikimin e tij EmRata: Modelja, 31 vjeçe, ka folur hapur se pse e sheh Davidson si të dëshirueshëm.

“Ai duket super simpatik,” tha ajo gjatë një interviste në nëntor 2021. “Ai është i pambrojtur. Ai është i bukur. Ai duket mirë!”

Ajo shtoi se Davidson ka një ” marrëdhënie super të shkëlqyer me nënën e tij “, ka “gjatësi të mirë” dhe se “padyshim gratë e shohin atë shumë tërheqës”.

Ratajkowski gjithashtu vuri në dukje se ylli i “King of Staten Island” është “një profesionist”.

Ratajkowski, e cila u martua me Bear-Mçlard në një dasmë në shkurt 2018, pas vetëm dy javësh në lidhje, që atëherë ka treguar se po mendon të njihet përsëri me dikë. Ndërkohë, Davidson është rikthyer te statusi beqar, pasi lidhja e tij nëntë-mujore me Kim, përfundoi në gusht.

Të dy beqarë prej pak kohësh! Pete Davidson dhe EmRata çifti më i ri i Hollywood?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook