Emiljano Musta ka filluar një aventurë të re në karrierën e tij.
Mbrojtësi i majtë ka është prezantuar si blerja e re e skuadrës së Egnatias.
30-vjeçari elbasanas ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe më pas ka hedhur “të zezën në të bardhë” që do ta mbajë lidhur me fanellën e ekipit rrogozhinas.
Musta vjen pas aventurës që kishte te Partizani dhe Kukësi, teksa më parë ka luajtur edhe me skuadrat e Elbasanit, Shkumbinit, Teutës, Flamurtarit dhe Laçit.
NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË EGNATIAS –
“Njoftimi 🟢
– Zyrtare
Klub Futboll Egnatian njofton se ka nënshkruar me mbrojtësin e majtë Emiljano Musta, cili pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.
Emri: Emiljano
Mbiemri: Musta
Ditelindja: 31/1/1992
Karriera: Elbasani, Shkumbini, Partizani,Teuta, Flamurtari, Laçi, Kukësi
Pozicioni: Mbrojtjes i majtë (1.80 m)”
– Arena e Lajmit
Loading…