ZYRTARE/ Egnatia kryen goditjen e tretë në merkato, prezantohet portieri 25-vjeçar

Egnatia ka kryer goditjen e tretë në këtë sesion të merkatos verore.

ALEN SHERRI

Pas Ilir Camajt dhe Emiljano Mustës, klubi rrogozhinas ka zyrtarizuar blerjen e portierit, Alen Sherri.

Gardiani shkodran, i cili e mbylli me Laçin ka kryer me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Egnatian.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi rrogozhinas me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen portierit 25-vjeçar.

KOMUNIKATA ZYRTARE E EGNATIAS –

egn

“Njoftim

✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka nënshkruar për dy sezone me portierin e talentuar Alen Sherri. Shkodrani pasi ka kryer vizitat mjekësore ka firmosur kontratën në prani të presidentit Agim Demrozi.

Skeda

Emri: Alen

Mbiemri: Sherri

Ditelindja: 15/12/1997

Karriera: Vllaznia, Laçi

Pozicioni: Portier (1.97)”

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Egnatia kryen goditjen e tretë në merkato, prezantohet portieri 25-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook