Tashmë është zyrtare, Esin Hakaj do të vijojë të jetë pjesë e Vllaznisë.
Mbrojtësi i majtë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me skuadrën shkodrane dhe teksa do të vazhdojë sërish bashkëpunimin me kuqeblutë sërish.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetin e saj social “Facebook” duke njoftuar zgjatjen e kontratës me 25-vjeçarin.
KOMUNIKATA ZYRTARE E VLLAZNISË –
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër protagonist të suksesit të para pak ditëve, fitimit të Kupës së Shqipërisë.
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës tonë edhe për sy sezonet e ardhshme, natyrisht me dëshirën e mirë për të arritur të tjera suksese me fanellën kuqeblu.”
– Arena e Lajmit
Loading…