Di Maria përgjigjet pas 72 orësh, alternativa e Juventusit mbetet sulmuesi brazilian

Angel di Maria e ka marrë të qartë mesazhin e Juventusit, i cili i kishte lënë afat deri në fundjavë për të kthyer përgjigje, por me anë të menaxherit të tij, “El Fideo” ka kërkuar edhe 72 orë të tjera kohë për të kuptuar më mirë situatën. Prandaj, brenda ditës së mërkurë argjentinasi do t’i kthejë një përgjigje “Zonjës së Vjetër”, nëse do të pranojë apo jo transferimin në Torino.

4324243

Aktualisht Di Maria është në Argjentinë, siç dallohet nga fotot që poston, duke kaluar kohën me familjarët e tij, por ndërkohë po vlerëson edhe lëvizjet e mundshme në merkato që po bën Juventusi, ku afrimi i Pogbasë e josh, ndonëse edhe Barcelona e tundon jo pak.

Gjithsesi, nga ana e tyre, drejtuesit bardhezi i kanë marrë masat dhe nëse Di Maria nuk pranon transferimin, ata i kanë hedhur bazat e forta për një akord me David Neresin. 25-vjeçari i Shahtjor Donjetskut, gjithashtu sulmues i majtë, kushton 10 milionë euro, me Juven që si konkurrente ka vetëm Benfikën për portugezin.

Arena e Lajmit


Loading…

Di Maria përgjigjet pas 72 orësh, alternativa e Juventusit mbetet sulmuesi brazilian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook