EMRAT/ Vendi vakant për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, kush janë 3 kandidatët

Gjykata Kushtetuese

Mbahet më 12 shtator mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kandidatët për këtë detyrë janë Ilir Toska, Manjola Xhaxho si dhe Holta Zacaj.

NJOFTIMI
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë gusht raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 21.09.2019, rishpallur më datë 19.04.2019, rishpallur më datë 03.06.2021, si dhe rishpallur më datë 15.11.2021.

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga pika 3 e nenit 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 4 të Rregullores së Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00.

EMRAT/ Vendi vakant për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, kush janë 3 kandidatët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook