Kapini nëse mundeni.
Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë fotografuar në New York, veç e veç, pasi në Internet qarkulluan fotot e tyre bashkë në një festë.
Aktori u shfaq me një kapele, ndërsa mbajti një profil të ulët. Ylli i “Revenant”, 47 vjeç, kishte veshur një T-shirt me jaka ngjyrë të bardhë, pantallona të shkurtra të zeza. Ai u përpoq t’i shpëtonte vëmendjes me një maskë gri teksa ecte me biçikletë.
Mbrëmë aktori festoi me miqtë e tij, duke përfshirë Helly Nahmad, në Casa Cipriani. Sipas ‘Page Six’ aktori i “Wolf of Wall Street” u vesh njësoj siç ishte veshur ndërsa kur u takua me Hadid vetëm disa ditë më parë.
Nga ana tjetër, Gigi Hadid u fotografua duke shkuar në shfaqjen e modës së Tom Ford në New York. Gigi u shfaq me një veshje pothuajse tërësisht të zezë: një xhakete lëkure të zezë, pantallona të gjera dhe një këmishë gri.
Aktori dhe Gigi u panë bashkë në një festë të organizuar nga miku i DiCaprios Richie Akiva dhe Darren Dzienciol në një papafingo në SoHo të shtunën. Fotot nga festa treguan çiftin duke biseduar ndërsa DiCaprio mbështeti duart mbi supet e modeles. Hadid nuk kishte asnjë problem me kontaktin e ngushtë pasi ajo dukej se mbante dorën tjetër në këmbën e aktorit. “Leo ishte me miqtë e tij dhe Gigi ishte me miqtë e saj dhe të gjithë po rrinin në një tavolinë”, thanë burimet. Gjithsesi, ka raportime se ata nuk janë ende në një lidhje.